Ish-presidenti Sali Berisha u shpreh i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për zhvillimin e një procesi zgjeshor brenda partisë, pa kryer një analizë të humbjes së zgjedhjeve.
“Kam mbetur i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për të nisur fushatën zgjedhore në parti. Detyra kryesore për mua ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së partisë Demokratike.
Një vendim që e votoi këshilli kombëtar, si ata kundra Bashës dhe ata pro, unë preferova të mos merrem më”, u shpreh Berisha, të enjten, në emisionin PolitikOn.
Berisha la të nënkuptohej se Basha duhet të ishte dorëhequr nga kryetar i PD-së. I pyetur nga gazetari Alfred Lela, ‘A duhej Basha të dorëhiqej’, ai u përgjigj se:
“Kjo është çështje individi. Nuk i duhet bërë këto pyetje një personi që ka dhënë dorëheqjen”.
Ndërsa për garën për kryetar brenda në PD, Berisha u shpreh se nuk mbështet asnëj kandidatë, por i bënë thirrje anëtarësisë të:
“Bëjnë çdo gjë për dinjitetin e kësaj gare. Është në interesin tuaj në radhë të parë, të dalim nga kjo garë faqebardhë si PD. Unë nuk ndërhyj për asnjë nga kandidatët”.