Berisha i përgjigjet Ramës: Duke pranuar hetimin, drejtuesit e UÇK-së provojnë pafajësinë

Nga Exit News
Berisha i përgjigjet Ramës: Duke pranuar hetimin, drejtuesit e UÇK-së provojnë pafajësinë

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se ka mbështetur raportin e Dick Martit në vitin 2011, raport mbi të cilin bazohen akuzat e ngritura nga gjykata speciale për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Në një deklaratë për News24, Berisha tha se pranimi i hetimeve ishte e vetmja mënyrë për të dalë të fajashëm nga ato akuza:

“Hetimi është kërkuar nga SHBA, BE, të gjithë partnerët dhe kundërshtimi i hetimit do të thoshte marrje përsipër e fajësisë, në ato kushte.

Do të ishte hetimi që do të provonte pafajësinë.”

Duke iu drejtuar Ramës, Berisha tha se ai është i vetmi politikan shqiptar që e ka denoncuar raportit e Martit:

“Unë jam i vetmi shqiptar që e kam denoncuar raportine Dick Marty në OKB, e kam denoncuar atë në çdo samit, por s’i jam kundërvënë një kërkese të vendosur ndërkombëtarisht për hetimin e raportit.”

Berisha tha se shpreson që ish-drejtuesit e UÇK-së Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të dalin të pafajshëm.

Ai tha se qeveria Rama gjatë këtyre 8 viteve i ka shpallur ‘luftë të ftohtë’ Kosovës dhe se tani nuk mund të bëjë asgjë:

“Mendoj se Shqipëria me Edi Ramën vetëm të këqija mund t’i sjellë Kosovës. Kosova nga Shqipëria këto 8 vite nuk ka marrë në drejtim të infrastrukturës qoftë dhe një qindarkë nga Edi Rama.

Vetëm të këqija, përpjekje makbethiane për të ndarë Kosovën.

Sa të jetë Edi Ramam qëndrimi i vetëm që duhet kërkuar është ‘mos fut hundët në punët e Kosovës’.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>