Kam plotësuar çdo kërkesë dhe u kam dhënë çdo ndihmë që më ka kërkuar qeveria amerikane gjatë kohës që ka qenë kryeminsitër. Ky është mesazhi që ka dhënë ish-Kryeministri Sali Berisha në emisionin PolitikOn të Alfred Lelës, të enjten në mbrëmje.
Ai ka veçuar sidomos marrjen në Shqipëri të ish-muxhahedinëve iranianë që jetonin në ekzil në Irak dhe qeveria amerikane duhet t’i largonte prej andej, si parakusht për tërheqjen e saj ushtarake nga Iraku.
“Solla 220 muxhahedinët e parë si test. Kjo mu kërkua nga SHBA. Kam bërë vetëm një kërkesë, nxirrini nga lista e terroristëve sepse do të më godasin mediat. Sekretarja e Shtetiti Klinton e bëri dhe pastaj mora një kontigjent të parë. Unë e mbështes qeverinë që morri muxhahedinët”. u shpreh Berisha.
Muxhahedinët e parë u vendosën në Shqipëri në vitin 2013, pasi qeveria amerikane vendosi t’i shpërngulte ata nga një kam ushtarak ku ata ruheshin në Bagdad të Irakut. Shumë vende të tjera nuk pranuan që t’i strehonin ata, ndërkohë që qeveria shqiptare vendosi t’ë merrte qindra prej tyre, me perspektivën për t’i amrrë të gjithë.
Kjo ishte në atë kohë një çështje me rëndësi të madhe politike dhe ndërkombëtare për qeverinë amerikane.
Ish-muxhahedinët irakenë janë ish-kundërshtarë të regjimit iranian, të cilët u vendosën në Irak pas u persekutuan nga Irani. Në Irak ata u përfshinë në organizimin e aksioneve terroriste dhe destabilizuese kundër regjimit iranian, të mbështetur nga diktatori Husein. Për këtë arsye ata u caktuan si organizatë terroriste nga shumë vende perëndimore përfshi edhe SHBA-të.
Pas rrëzimit të Sadam Huzeinit ata u bënë shenjëstër e sulmeve fizike kundër tyre nga irakenë që i shihnin ata si bashkëpunëtorë në krimet e Sadam Huseinit. Për këtë arsye ata u mroën në mbrojtje nga ushtria amerikane. Kur qeveria amerikane vendosi largimin nga Iraku, ajo u ndesh me problemin e mbrojtjes së tyre dhe zgjidhja që kërkoi ishte zhvendosja e tyre në vende të tjera.
Në vitin 2014, Kryeministri Edi Rama pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.
Vendimet e qeverive Berisha dhe Rama për pranimin e muxhahedinëve, asnjëherë nuk janë bërë publike, prandaj informacioni rreth tyre ka qënë minimal.
Ende nuk dihet numri total i muxhahedinëve që qeveria jonë ka pranuar të strehojë, nuk dihen kushtet e pranimit dhe statusi që ata gëzojnë.