
Ish-kryeministri i PD, Sali Berisha kërkoi ndjesë publike për mbështetjen ndaj Lulzim Bashës në takimin me demokratë të enjten duke e quajtur “thikë pas shpine” vendimin e kryetarit të PD për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
Berisha e quajti Bashën “lider të thyer” për shkak të asaj që ai e quajti “spastrim të heshtur” të figurave të vjetra në PD dhe për marrëveshjen me kryeministrin Rama në vitin 2017.
Sipas Berishës, Basha ka justifikuar vendimet e tij tek partnerët ndërkombëtarë si të influencuara nga Berisha.
“Asgjë nuk i është diktuar, të gjitha vendimet i ka marrë vetë”, tha Berisha duke shtuar se ai nuk kishte reaguar edhe kur kishte parë se ish-bashkëpunëtorë të tij në parti nuk ishin përfshirë në lista.