Berisha, Nishani, Basha replika e komente për shpalljen ‘non grata’

Nga Exit News
Berisha, Nishani, Basha replika e komente për shpalljen ‘non grata’

Lulzim Basha përgënjeshtri deklaratën e ish-presidentit Bujar Nishai se ai e ka ditur vendimin e SHBA-ve për shpalljen ‘non grata’, të ish-Presidentit Berisha ndaj ka afruara datën e zgjedhjeve në PD.

Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit.

Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë.

Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”, u shpreh Basha në një njoftim për median, të enjten.

Nishani i ftuar në News24 u shpreh se:

“Unë kam kuptuar se zoti Basha ka qenë në dijeni të informacionit, pasi jo pa qëllim afroi jo në mënyrë të pritur datën e zgjedhjeve brenda partisë”.

Ndërsa, Berisha nuk beson se Basha ka ndikuar në këtë vendim. Në një bisedë në emisionin PolitikOn, Berisha u shpreh se:

“Në situata të tilla janë të pashmangshme qarkullimet e mendimeve të ndryshme. Së pari, ato që thotë zoti Nishani, për të cilin kam respekt të padiskutueshëm dhe ai ka qenë dhe është, për kohën, një nga bashkëpunëtorët më të shkëlqyer, prrsonalisht, përveç fjalëve në ajër, nuk kam asnjë të dhënë konkrete. Të marrim pak nga ana tjetër, se duhet të jemi racionalë në arsyetim: që të ketë ndikuar Lulzim Basha në këtë proces, unë nuk e besoj”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>