Berisha njofton se “Foltorja” vazhdon në Vlorë të shtunën

Nga Exit News
Berisha njofton se “Foltorja” vazhdon në Vlorë të shtunën

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se takimi i radhës me anëtarë të Partisë Demokratike zhvillohet në Vlorë të shtunën në orën 18:00.

Berisha ftoi demokratët të marrin pjesë në atë që ai e quan “Foltore për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Berisha zhvilloi takime në Tiranë dhe Fier në të cilat mesazhi kryesor ishte se kryeministri Rama dhe kreu i PD Basha kanë një marrëveshje mes tyre dhe se ai po lufton për rikthimin e PD në një opozitë të vërtetë.

Turi i takimeve të Berishës nisi pasi Basha vendosi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, një vendim që ka hasur kundërshti edhe nga brenda partisë nga disa anëtarë kryesie.

Në fund të takimeve, Berisha synon të mbledhë 1500 firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD që të thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm e më pas të mbahet një referendum mbi vendimin e Bashës.

Vendimi solli krisjen e marrëdhënieve mes Bashës dhe Berishës pasi ky i fundit akuzon tashmë kreun e PD se është “peng” i Edi Ramës.

Basha i mohon akuzat dhe justifikoi vendimin se u kërkua nga SHBA pas shpalljes non-grata të Berishës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>