Sali Berisha, ish-presidenti i vendi u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i deputetit. I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, të premten, Berisha u shpreh se nëse PD do të fitonte zgjedhjet ai nuk do të ishte më deputet.
Ai u shpreh se nuk trembet nga sulmet që do të bëj shumica socialiste në Kuvend ndaj tij:
“Le të më sulmojnë. Unë do të përdor forcën e parlamentit si deputet, energjinë time, dhe të jeni të bindur se 3 herë më shumë do mbroj ato që kam mbrojtur”.
Berisha u shpreh se do të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit të kryer nga qeveria Rama.
Ndërsa për gjyqin e hapur në Francë, berisha u shpreh se avokatin mbrojtës do ta paguaj vëtë. Ai theksoi se kontratën do ta deklaroj në ILDKP.