Berisha nuk largohet nga deputet dhe as nga grupi parlamentar i PD-së

Nga Exit News
Berisha nuk largohet nga deputet dhe as nga grupi parlamentar i PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të tërhiqet nga mandati i ddeputetit dhe as nuk do të largohet nga grupi parlamentar i PD-së. Në konferencën për shtyp të së enjtes, ai konfirmoi qendrimin e tij se:

“Nuk ka forcë në botë, përveç zotit të më pengojë mua të ushtrojë misionin tim të besuar nga zgjedhësit shqiptarë. Në parlament unë do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Nuk kam grup tjeter parlamentar përveç PD. Një po mbeti ai do të jem unë”

Ndërsa, për mundësinë e kërkesës së deputetëve demokratë për largimin e tij nga grupi parlamentar, Berisha u përgjigj se:

“Çdo vendim i cili në vend të transparencës zgjedh diktatin unë do t’i kundërvihem në një aleancë me cdo demokrat dhe shqiptarë në beteje përfundimtare kundër këtij regjimit. kët mund ta bëj edhe në kuadër të PD-së”.

Për mundësinë e heqjes së mandatit të deputetit nga KQZ në bazë të ligjit të dekriminalizimit, Berisha u shpreh se:

“Nuk i druhem faktit që KQZ të më heq mandatin. KQZ është e detyruar të zbatojë Kushtetutën”.

Ai e quajti antikushtetuese marërveshjen mes USADI dhe KLGJ-së për gutjen e 12 personave të jashtëm për shqyrtimin e dosjeve në Gjykatën e Lartë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>