Berisha, Rama bllokoi dosjen e Plaurent Dervishajt

Nga Exit News
Berisha, Rama bllokoi dosjen e Plaurent Dervishajt

Ish-Kryeministri Sali Berisha e akuzoi kryeministrin Rama se blllokoi dosjen e Plarurent Dervishajt, anëtarit të bandës së Durrësit, duke mundësuar lirimin e tij nga burgu në Dubai.

“Plaurent Dervishaj u lirua në Emirate, pasi qeveria shqiptare nuk dërgoi dosjen e tij. Duhet ta dërgonte direkt. Ministrja e Drejtësisë ose prokurori i përgjithshëm, por dosja u bllokua nga Rama. SPAK nuk ka nisur asnjë hetim edhe pse ishte ky institucion që nxori mandatin e arrestit. Ky është një fakt i kontrollit të Ramës mbi SPAK-un”, tha Berisha në një intervistë për A2Cnn, të premten.

Berisha u shpreh se reforma në drejtësi nuk mund të quhet sukses nëse nuk dënohen politikanët që kanë vjedhur votat:

“Nuk mund të pranoj si sukses të madh dënimin e një gjykatëseje që e meriton plotësisht, .. , në një kohë kur politikanët i kanë prekur këtij vendi mekanizmin elektoral, kalojnë nga SPAK-u pa i hyrë ‘ferra në këmbë’”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>