Ish-kryeministri, Sali Berisha, po zhvillon një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha, ndërkohë që vijon procesi i zgjedhjeve për kryetarin e demokratëve.
Berisha ndodhet prej më shumë se dy orësh në zyrën e kryedemokratit Basha, raporton “News 24”.
Nuk ka të dhëna mbi atë se çfarë po bisedohet në këtë takim.
Berisha ka deklaruar se ai nuk e përjashton më mundësinë e kthimit në krye të PD.
Prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit në PD i cili pritet të mbyllet në orën 19:00.
Lulzim Basha kandidon përballë Fatbardh Kadillit, Edit Harxhit dhe Agron Shehajt.