
Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se ka kaluar COVID-19 me simptoma të lehta.
Në një intervistë për ABC, Berisha ka deklaruar se simptoma e vetme ka qenë rrufë dhe pak temperaturë.
Ish-kryeministri theksoi se nuk është kundër vaksinës por do ta bëjë atë kur të vijë radha e grupmoshës së tij.
“Vaksinën do e bëj kur të vijë grupmosha 76 vjeçare më 15 tetor, para kësaj date dhe moshe nuk do të bëj vaksinë” ka thënë ai.
Sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri, Berisha ka deklaruar se vaksina AstraZeneca duhet të pezullohet pasi ka ngjallur frikë.
Sipas tij arsimtarët po e refuzojnë vaksinimin masivisht dhe duhet të jetë e pezulluar derisa të qartësohet situata.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se “po e përdor procesin e vaksinimit për qëllimet e tij personale politike”.