Vendet e Ballkanit perëndimor duhet të përmirësojnë infrastrukturën dhe të forcojnë sistemin ligjor nëse ato duan të tërheqin më shumë investitorë të huaj, tha Zëvendës presidenti i Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Pierre Heilbronn më 12 shtator në forumin ekonomik të mbajtur në Bled të Kroacisë.
Në një intervistë për Reuters, ai tha se BERZH do të vazhdojë të investojë rreth 1 miliardë euro në vit në rajon. Në këtë paketë do të përfshihen vende si Serbia, Bosnja, Mali I zi, Maqedoni, Kosova dhe Shqipëria.
Ai tha se BERZH do të organizojë takimin vjetor në vitin 2019 në Sarajevë në mënyrë që të promovojë mundësit dhe burimet e rajonit tek investitorët e huaj.