
Besnik Mustafaj rikthehet në Partinë Demokratike, ku do të jetë pjesë e trupës që do të përzgjedhë mes kandidatëve për deputet, në procesin e nisur nga Partia Demokratike për zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka deklaruar se nuk është rikthyer për të marr poste, por për të ndihmuar një proces sa më të drejtë.
Besnik Mustafaj është një nga themeluesit e PD dhe ka shërbyer si ish ministër i punëve të jashtme në qeverinë Berisha në 2005-ën.
Pjesë e komisionit që do të përzgjedhë kandidatët për deputet do të jetë edhe ish-ministri i financave, Genc Ruli.