Biden bisedon me Putin për ndërhyrjen në zgjedhje dhe protestat e Navalny-t

Nga Exit News
Biden bisedon me Putin për ndërhyrjen në zgjedhje dhe protestat e Navalny-t

Presidenti i SHBA Joe Biden ka folur me presidentin rus Vladimir Putin rreth akuzave për ndërhyrje në zgjedhje dhe protestat për lirimin e Navalny-t ku janë arrestuar rreth 3 mijë qytetarë.

Shtëpia e Bardhë njofton se Biden pyeti Putinin rreth sulmit kibernetik ndaj SolarWinds, ndërhyrjen në zgjedhjet e 2020 në SHBA, helmimin e Alexei Navalny dhe raporteve se Rusia kishte paguar për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Afghanistan.

Kremilni në njoftimin për bisedën, nuk përmend ndonjë paraljmërim nga ana e SHBA, por thotë se biseda ka qenë e sinqertë ‘’e ngjashme me një bisedë biznesi’’, raporton BBC.

Të dy udhëheqësit thuhet se sinjalizuan gatishmërinë për të rinovuar marrëveshjen e fundit bërthamore mes dy vendeve.

Deklarata e Kremlinit në lidhje me bisedën, tha se presidenti i Rusisë  “kishte vërejtur se normalizimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të përmbushte interesat e të dy vendeve’’. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>