Biden paralajmëron pasoja ‘shkatërruese’ për Rusinë nëse vdes Navalny

Nga Exit News
Biden paralajmëron pasoja ‘shkatërruese’ për Rusinë nëse vdes Navalny

Ndërhyrja në zgjedhjet e SHBA ose vdekja e Alexei Navalny do të kenë pasoja “shkatërruese” për Rusinë. Ky ishte paralajmërimi që Presidenti i SHBA, Joe Biden bëri gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti Biden është pyetur se çfarë ka bërë për të parandaluar ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet e SHBA në të ardhmen.

“Putin e di se do të ketë pasoja,” tha Biden.

Rusia “po përpiqet dëshpërimisht të ruajë pozitën e saj” si një fuqi botërore, deklaroi ai. Humbja e këtij statusi do të jetë “çmimi që ata do të paguajnë” për ndërhyrjet. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes, u shpreh Biden.

“Ata nuk janë në gjendje të diktojnë më atë që ndodh në botë”, tha Biden.

Sa i përket takimit presidenti i SHBA tha se ishte e rëndësishme që ai dhe Putin “të takoheshim personalisht në mënyrë që të mos kishte asnjë gabim në lidhje me” qëllimet e tij.

Biden theksoi tre pika kryesore që ai kishte arritur nga takimi me Putin.

  1. Përcaktimi i fushave ku dy vendet mund të punojnë sëbashku për të përparuar interesat e ndërsjella dhe globale.
  2. Thënia në sy, që SHBA do t’i përgjigjen veprimeve që dëmtojnë interesat jetësore të saj ose ato të aleatëve.
  3. Përcaktimi qartë i përparësive të SHBA dhe vlerave të saj

Në përgjthësi Biden tha se takimi kishte qenë pozitiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>