Biden reagon për përkeqësimin  e shëndetit të opozitarit rus Navanly: E padrejtë

Nga Exit News
Biden reagon për përkeqësimin  e shëndetit të opozitarit rus Navanly: E padrejtë

Presidenti i SHBA Joe Biden reagoi në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të opozitarit rus Alexei Navanly, i cili ndodhet në burg.

“Është totalisht e padrejtë. Krejtësisht e papërshtatshme, ”tha ai. Shtëpia e Bardhë.

SHBA vendosi kohët e fundit sanksione ndaj Moskës për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA dhe sulmeve kibernetike dhe po shikon me shqetësim përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.

Navanly u dinia me burg nga qeveria ruse, pasi u kthye nga Gjermania ku ai po kurohej për shkak të një helmii, për të cilin akuzon Kremlinin.

Tani shëndeti i tij është përkeqësuar.

“Alexei Navalny po vdes. Është vetëm çështje ditësh”, shkroi në Faceboom zëdhënësja e opozitës Kira Yarmysh duke dhënë alarmin.

Në një letër drejtuar shërbimit federal të burgjeve, Dr. Anastasia Vasilyeva dhe tre kolegë, duke përfshirë një kardiolog, shpjeguan se Navalny rrezikon arrest kardiak dhe probleme të rënda të funksionit të veshkave “në çdo kohë”.

Nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me shëndetin e nga burgu i Pokrovit ku ai po mbahet aktualisht.

Navanly nisi një grevë urie që nga 31 marsi, si shenjë proteste për kushtet e kqija të paraburgimit.

Ai akuzoi administratën e burgut se i mohoi atij mjekimin, sepse ai vuan nga një hernia diskale.

Përvec Biden kanë reaguar  rreth 70 artistë, shkrimtarë dhe aktorë, përfshirë fituesit e Çmimit Nobel Svetlana Alexievitch dhe Salman Rushdie. Ata i kanë bërë thirrje presidentit Vladimir Putin për trajtim urgjent mjekësor të kundërshtarit Alexei Navalny.

“Ne ju bëjmë thirrje, z. President, në mënyrë që Navalny të marrë menjëherë vëmendjen e duhur mjekësore dhe kujdesin urgjent që i nevojitet dhe për të cilin ai ka të drejtë si të gjithë qytetarët rusë”, thanë ata.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>