
Numri i viktimave në Suedi po bie më shpejt se ai në Angli, edhe pse suedezet nuk u ndaluan të lëviznin të lirë.
Në qershor Suedia regjistroi numrin më të lartë të viktimave në Europë, me 4,12 viktima për 1 milion banorë. Por tani ky raport ka rënë me 2,5 viktima për milion banorë, thuajse duke arritur shifrat e Anglisë.
Të vetmet vende në Europë që kanë tani një raport më të lartë të viktimave për 1 milion banorë se Mbretëria e Bashkuar është Suedia, Maqedonia dhe Kosova, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.