Bilanci i COVID-19 në Europë kapërcen 500 mijë viktima

Nga Exit News
Bilanci i COVID-19 në Europë kapërcen 500 mijë viktima

Evropa u bë të martën rajoni i parë në botë që ka kapërcyer 500,000 vdekje nga COVID-19, sipas Reuters, ndërkohë një variant i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani kërcënon masat parandaluese të rajonit për të frenuar pandeminë.

Raportimet për variantin e ri në Angli, nxitën një bllokim para Krishtlindjeve dhe kanë detyruar dhjetra vende të mbyllin kufijtë ndaj udhëtarëve Britanikë për të paktën një javë.

Italia, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, zbuloi të dielën një pacient të infektuar me variantin e ri ashtu si Danimarka dhe Franca.

Për të frenuar përhapjen, vendet evropiane po mendojnë të testojnë pasagjerët në fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar dhe detyrimin e karantinës për udhëtarët pas mbërritjes.

Në fillim të këtij muaji, Mbretëria e Bashkuar u bë shteti i parë që miratoi vaksinën e Pfizer e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera.

Evropa ka raportuar rreth 30% të viktimave dhe rasteve globale të COVID-19 deri më tani, sipas një liste të Reuters.

Numri i të vdekurve në Evropë është përshpejtuar muajt e fundit. Meqenëse vdekja e parë COVID-19 u raportua në Francë në shkurt, u deshën tetë muaj që rajoni të arrijë në 250,000 vdekje. U deshën vetëm 60 ditë që rajoni të kalonte nga 250,000 në 500,000 vdekje.

Franca, Spanja, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia kanë raportuar qindra vdekje në ditë dhe pesë vendet përbëjnë pothuajse 60% të fataliteteve totale të rajonit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>