Bilanci vjetor i GJKKO, 110 të gjykuar për korrupsion dhe krim të organizuar

Nga Exit News
Bilanci vjetor i GJKKO, 110 të gjykuar për korrupsion dhe krim të organizuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka publikuar bilancin e punës së saj gjatë vitit 2020.

Gjatë këtij viti Gjykata ka shqyrtuar 1871 kërkesa/çështje nga 2073 që janë depozituar.

Janë gjykuar 110 të pandehur për krim të organizuar dhe korrupsion, megjithatë gjykata nuk thotë se sa janë dënuar.

Për 11 çështje të krimit të organizuar, Apeli i Posaçëm ka marrë vendim të formës së prerë.

Sa i përket masave ndaj pasurisë së subjekteve, Gjykata e Posaçme njofton se janë shyqrtuar 2 kërkesa për konfiskim sipas ligjit antimafia dhe 11 sipas ligjit të OFL.

 “Janë shqyrtuar e pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020. Janë shqyrtuar e pranuar 6 kërkesa për masa  parandaluese personale sipas Aktit Normativ. Janë përfunduar 11 kërkesa për konfiskim sipas Akti Normativ nr. 1 datë 31.1.2020 që kanë të bëjnë me 11 pasuri të luajtshme e të paluajtshme. Janë në shqyrtim e sipër 49 kërkesa për konfiskim pasurie”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>