Bino, muzika dhe lokalet e natës shkak për grumbullime

Nga Exit News
Bino, muzika dhe lokalet e natës shkak për grumbullime

Masat e reja të marra nga qeveria kanë për qëllim rritjen e distancimit social, pas rritjes së numrave të të infektuarve, të të shtruarve në spitale dhe të të vdekurve me koronavirus.

“Kemi një rritje graduale të numrit të rasteve, kemi rritje të numrit të vdekjeve, kemi rritje të shtrimeve në spitale. Të gjitha këto kërkojnë një forcim më të madh të distancimit fizik dhe social”, tha shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino në një intervistë për “ABC News”.

Ajo sqaroi se vendet me muzikë dhe lokalet e natës bëhen shkak për grumbullime dhe ndaj qeveria vendosi ndalimin e tyre. Ekspertët për këtë vendim janë bazuar në vende të ndryshme.

“Grumbullimi çon në shtimin e rasteve, edhe pastaj me pasojë vdekjen. Kjo mund të mos jetë për të rinjtë, por është për ata që infektojnë të rinjtë”, tha Bino.

Për faktin se në çdo tre tamponë një del pozitiv, Bino tha se testet janë kryer në persona të referuar nga mjeku i familjes dhe të shtruar në spitale. Ato nuk kanë qënë gjithmonë të lidhura me hetimin epidemiologjik.

Ajo tha edhe se qytetarët janë ndërgjegjësuar për ruajtjen e distancimit social dhe mbajtjen e maskës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>