Testi i shpejtë që do të kryeht në vend duke nisur nga 7 dhjetorit është 100% efektiv dhe ndihmon autoritetet për hetim epidemiologjik në kohë reale, tha shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino në konferencën për shtyp të premten.
Bino sqaroi se ky test duhet të bëhet Brenda 5 ditëve të para të sëmundjes kur ngarkesa virale është e lartë:
“Ajo ç’ka është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale”.
Ajo njoftoi se në lidhje me testin po kryhen trajnime nga OBSH. Bino siguroi qytetarët se ky test është i “aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA”.