Aq e sigurtë është mos hapja e bisedimeve për Shqipërinë me BE-në, sa tashmë Maqedonia e Veriut po kërkon me çdo kusht të gjykohet veçmas nga frika se mund të ndëshkohet nga gjykimi në grup i BE-së për hapjen e negociatave.
Kjo tezë e artikuluar deri më tani nga diplomatë të huaj, është artikuluar qartë edhe nga Presidenti maqedonas Pendarovski, i cili në një intervistë për Euroaktiv tha se:
“Veçimi i Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së, duke i hapur dritën jeshile Maqedonisë së Veriut dhe ndalimin e hapjes së bisedimeve për Shqipërinë nuk është një gjë e mirë, por është e vetmja rrugë për ecur përpara”.
Ndërsa, Kryeministri Rama në vend që të reflektojë për problemet e qeverisjes së tij, po polemizon me Presidentin e Pendarovski duke keqpërdorur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Në një postim në Twitter ai shkroi:
“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”