Bizneset gjermane në Shqipëri vlerësuan se paketat e ndihmës për përballimin e krizës së pandemisë nuk e ndihmuan biznesin. Ky është rezultati i anketës së 42 bizneseve gjermane në vend, kryer nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA).
“40 përqind e biznese i cilësoi paketat pak ndihmuese, 38 përqind i konsideron aspak ndihmuese, 17 përqind i quan paketat ndihmuese dhe5 përqind shumë ndihmuese”.
Anketimi u prezantua, të mërkurën në një aktivitet online, me temë “Reflektim dhe diskutim mbi situatën aktuale të biznesit”, me pjesmarrjes e ambasadorit gjerman dhe ministers së Financave Anila Denaj.
Sipas anketimit bizneset kërkojnë nga qeveria të ulë ose të shtyjë pagesën e taksave, të ulë sigurimet shoqërore, të lehtësojë aksesin në kreditë e garancisë sovrane.
Ndërsa të ardhmen e kompanisë për vitin 2021, 71% e bizneseve e shihnin të ardhmen e kompanisë të pandryshuar, 33% të pafavorshme, dhe 5 përqind shumë të pafavorshme.
57% e kompanive kishin pasur ulje të ët ardhurave, dhe vetëm 14% raportuan se kishin rritje të të ardhurave.
Në lidhje me punësimin, 29% e tyre thanë se do të shkurtojnë numrin e punonjësve, ndërsa 67 % e tyre thanë se nëse situate vazhdon e pandryshuar do të pushojnë punonjës nga puna me siguri.
Arsyet kryesore të raportuara nga bizneset për uljen e të ardhurave gjatë kovidit ishin: ulja e numrit të porosive, pakësimi i fuqisë blerëse, ndalimi I biznesit gjatë karantinës, më pak vizitorë/klientë, më pak forcë pune e disponueshme, ulje e eksporteve dhe ulje e çmimeve në industri.
Shoqata e Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri gjeti se bizneset kanë nisur të përdorin rezervat, kreditë dhe të ulin investimet.