Komisioni i Ekonomisë miratoi, dje, ndryshimet në ligjin për sigurimin e depozitave, duke futur në skemën e sigurimeve dhe bizneset.
Tashmë, në rast falimentimi të bankës, depozitat e bizneseve do të jenë të siguruara deri në vlerën 2,5 milionë lekë, njësoj sa depozita e siguruar dhe për individët.
Gjithashtu, do të sigurohen deri në vlerën 1 milionë lekë edhe shoqëritë e kursimit e kreditit.
Ky ndryshim ka qenë një prej rekomandimeve të Programit ESAP, hartuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Nga ky ndryshim, do të mund të përfitojnë rreth 120 mijë biznese.