
Qeveria do të gjobisë të gjitha bizneset që nuk aplikojnë për rrogat 40 000 lekë për punonjësit e hequr nga puna deri më 10 prill.
Kryeministri Rama në një postim në Facebook e quajti të papërgjegjshme sjelljen e bizneseve. Ai shkroi:
“Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!”.
Kryeministri Rama tha se qeveria po ndihmon edhe “3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare”.