Hetimet për vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen kanë ngritur dyshimet se ai u ekzekutua nga vrasës profesionistë.
BalkanWeb raportoi se biznesmeni 47-vjeçar është qëlluar nga vetëm një plumb dhe se gjatë kontrollit të zonës, policia ka gjetur një snajper.
Kjo gjë ka ngritur dyshimet se vrasja mund të jetë kryer nga profesionistë.
Reçi, i cili zotëronte televizionin lokal “M+”, u vra rreth orës 11:00 ditën e sotme teksa dilte nga lokali i tij.
Dy vite më parë vëllai i tij, Gaspër Reçi u vra në Itali.