Biznesmeni në Rrëshen u qëllua nga një pallat i shpallur i pabanueshëm

Nga Exit News
Biznesmeni në Rrëshen u qëllua nga një pallat i shpallur i pabanueshëm

Kastriot Reçi u qëllua me snajper me silenciator nga një distancë jo më larg se 150 metra prej një pallati të shpallur i pabanueshëm.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se vrasja që tronditi Rrëshenin ditën e djeshme u realizua nga një vrasës që e qëlloi viktimën vetëm një herë.

Ai thuhet se ishte vendosur në dritaren e tualetit të një apartamenti në kat të 8-të. Pallati ishte shpallur i pabanueshëm nga Bashkia Mirditë.

BalkanWeb/Arma me të cilën u qëllua Kastriot Reçi.

Ndërtesa në fjalë është nga ana jugore e vendit ku u vra 47-vjeçari Kastriot Reçi, i cili ishte pronar i televizionit lokal “M+” dhe zotëronte një lokal aty pranë.

Vrasja e Reçit mendohet se lidhet me 4 ekzekutime të tjera mafioze në Shqipëri, Itali e Belgjikë ku në mes janë vënë familjet Reçi dhe Gjini. Apartamenti nga ku u qëllua mendohet se ishte i një të njohuri të një prej të ekzekutuarve nga konfliktet e mëparshme.

BalkanWeb raportoi se autori mendohet se ishte maskuar si femër, ndërkohë që arma e krimit është gjetur në katin e parë të pallatit dhe gëzhoja ishte e pa hequr.

BalkanWeb/Dritarja e tualetit nga ku u qëllua Kastriot Reçi.

Më poshtë pamje nga kamerat e sigurisë prej lokalit, vendosur përballë vendngjarjes.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>