Një biznesmen nga Lushnja ka akuzuar një drejtor tatimesh në Lushnje, O.C për kërkim rryshfeti për rimbursimin e 6 përqind të subvencionimit të produktit që eksporton. Gjatë takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të premten, tregtari tha se:
“O. C, një drejtor tatimesh, me vëllain deputet nga Elbasani që na drejton, kërkon rryshfetin dhe ai për rimbursimin e 6 përqindshit. Ka 5 vjet. Jam masakruar nga ai. Nuk e shkul njeri atë”.
Ai e akuzoi qeverinë për sulm të targetuar për bizneset që mbështesin PD-në. “Mua kur më thanë do vij Basha tek ty, unë 6 muaj do rri papunë”, i tha biznesmeni Bashës.
Biznesmeni gjithashtu akuzoi qeverinë se ka mbështet vetëm 2 biznese për pikat e grumbullit në Lushnje, dhe të tjerët sulmohen për të falimentuar.