Bjarke Ingels nën akuza për bashkëpunime me udhëheqës autokratë

Nga Exit News
Bjarke Ingels nën akuza për bashkëpunime me udhëheqës autokratë

Arkitekti i famshëm i Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels – drejtues i Bjarke Ingels Group: BIG – është akuzuar ditët e fundit për bashkëpunimin e tij me Presidentin autoritar të Brazilit, Bolsonaro. Një artikull i The Guradian, analizon nëse duhen ose jo bojkotuar udhëheqësit autoritar nga arkitektët? A i glorifikojnë ndërtesat e tyre ideologjinë e këtyre udhëheqësve?

Bjarke sëbashku me kompaninë e hoteleve Nômade Group ka vizituar disa shtete të Brazilit për të parë mundësinë e ndërtimit të hoteleve shumëkatëshe në bregdet në pjesën veri-lindore të vendit, si pjesë e masterplanit për zhvillimin e bregdetit.

Bashkëpunimi i Ingels me Bolsonaron bie ndesh me qendrimet tij, të cilat e bënë të fanshëm botërisht, se “shoqëria dhe mjedisi kanë rëndësi parësore”. Ndërkohë që Bolsonaro njihet për qendrimet e tij kundra homoseksualëve dhe kundër mbrojtjes së natyrës. Madje, vitin e kaluar ai tha se studimet mbi shpyllëzimin e Amazonës ishin lajme të rreme dhe shkarkoi nga puna drejtorin e institutit që bëri studimin.

Ingels në një deklaratë për mediat u justifikua. Ai tha se vende si Brazili, të cilat mund të kenë qeveri me bindje politike që nuk përshtaten me mendimet dhe besimet personale, mund të përfitojnë më shumë nga ndërhyrjet e tij:

“Po aq shumë sa do të preferoja të punoja në një flluskë ku çdokush bie dakord me mua, vendet mund të përfitojnë më shumë nga përfshirja jonë, e cila rrjedh nga idealet në të clat ne besojmë”.

Kjo nuk ështe hera e parë që Ingels kritikohet për projektet e tij. Në Tiranë BIG u bë i famshëm pas përfshirjes në skandalin e shpronësimit të tokës publike, pa konkurs dhe përmes një ligji special, në të cilën do të ndërtohet Teatri Kombëtar. Dhe pavarësisht protestave të vazhdueshme të aktorëve dhe regjisorëve, Bjarke Ingels bëri një raportim pozitiv nga Barcelona për projektin, duke kundershtuar deklaratën e tij për “krijimin e mundësive për jetët njerëzore”.

Ingels nuk hoqi dorë as nga një projekti i transformimit të Arabisë Saudite, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashogi në 2018, sikurse bëri arkitekti tjetër i famshëm Norman Foster.

Të njëjtin qendrim me Ingels kanë ndarë në të kaluarën edhe arkitektë të tjerë. Kështu për shembull, Zara Hadid tha se nuk kishte lidhje me 100 punëtorët emigrantë që humbën jetën kur po ndërtonin infrastrukturën e Kupës së Botës 2022, në Katar.

Arkitrekti francez Jean Nouvel u bë shumë i dashur për monarkët autokratik të Gjirit, në projektimin e Muzeut Louvre në Abu Dhabi, Muzeun Kombëtar të Katarit, dhe një resort luksoz në Arabinë Saudite. Ai i quajti diskutimet mbi të drejtat e njeriut çështjte të vjetëruara tashmë.

Arkitekti hollandez Rem Koolhaas ishte po kaq i prerë për punën e tij në Kinë. Kur u pyet për projektimin e Zyrave Qendrore të Televizionit Kombëtar të Kinës, organi kryesor i propagandeës, tha se “ne me veten tonë mund të kemi qëllime të mira. Por ne nuk mund të përfaqësojnë të mirën publike në një entitet kaq të gjërë sic është shtetit”.

Jacques Herzog e krahasoi punën e tij për stadiumin Kombëtar në Kinë “Foleja e Zogjve”. Ai i tha gazetës gjermane Der Spiegel se “vetëm një idiot” nuk do të kishte pranuar një projekt të tillë për arsye morale.

Por, studiuesi dhe dekani i shkollës së arteve në Londër Jeremy Till u shpreh se “ideja se një ndërtesë e vetme e cila ekzaminon marrëdhënien e ngushtë mes pushtetit dhe parasë, do të emancipojë të gjithë shtetin totalitar është qesharake”. Ndërsa për justifikimin e Ingelsit për bashkëpunimin me Bolsonaron, ai tha se:

“Është një fantazi të mendosh që duke bërë një projekt të bukur në mbrojtje të natyrës në veri-lindje të Brazilit, ju do të shpëtoni kombin nga fashizmi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>