Policia në Bjellorusi arrestoi 5 studentë gjatë protestave në Minsk. Arrestimet ndodhën në ndërtesën e Institutit Gjuhësor Shtetëror të Minskut, i cili i kishte paralajmëruar studentët disa ditë më parë se do të thërriste policinë nëse nuk ndërpresin protestat e tyre kundër zgjedhjeve presidenciale në vend.
Një zëdhënëse e ministrisë së brendshme deklaroi se arrestimet ishin pjesë e një “procesi administrativ” dhe nuk ishin të lidhura me protestat në Minsk.
Studentët u liruan më vonë. Ata u akuzuan për pjesëmarrje në protesta të paligjshme.
Mijëra studentë morën pjesë në protesta në të gjithë vendin më 1 shtator, ditën e parë të vitit akademik, si pjesë e një vale kundërshtimi ndaj fitores së zgjedhjeve të Lukashenkos më 9 gusht.