Bjellorusi, Policia arreston 5 studentë gjatë protestave në Minsk

Nga Exit News
Bjellorusi, Policia arreston 5 studentë gjatë protestave në Minsk

Policia në Bjellorusi arrestoi 5 studentë gjatë protestave në Minsk. Arrestimet ndodhën në ndërtesën e Institutit Gjuhësor Shtetëror të Minskut, i cili i kishte paralajmëruar studentët disa ditë më parë se do të thërriste policinë nëse nuk ndërpresin protestat e tyre kundër zgjedhjeve presidenciale në vend.

Një zëdhënëse e ministrisë së brendshme deklaroi se arrestimet ishin pjesë e një “procesi administrativ” dhe nuk ishin të lidhura me protestat në Minsk.

Studentët u liruan më vonë. Ata u akuzuan  për pjesëmarrje në protesta të paligjshme.

Mijëra studentë morën pjesë në protesta në të gjithë vendin më 1 shtator, ditën e parë të vitit akademik, si pjesë e një vale kundërshtimi ndaj fitores së zgjedhjeve të Lukashenkos më 9 gusht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>