Bjellorusia deportoi një fotoreporter suedez dhe arrestoi më shumë se 50 reporterë të tjerë perëndimorë përpara protestave të reja të planifikuar për këtë fundjavë kundër presidentit Alexander Lukashenko, njoftoi The Guardians.
Paul Hansen, fotoreporter për të përditshmen suedeze Dagens Nyheter, u urdhërua të linte vendin brenda 24 orësh dhe u dëbua nga Bjellorusia për pesë vjet, njoftoi e përditshmja britanike.
Të Premten, Hansen ka njohtuar në Tëitter se ai do të “largohem nga #Belarusia … Por unë do të kthehem dhe do të vazhdoj të përpiqem të tregoj historinë e njerëzve”.
Hansen ishte një nga dhjetëra reporterët e mediave të huaja, përfshirë Reuters, BBC, Associated Press, Deutsche Ëelle dhe Agence France-Presse, të cilët u arrestuan të enjten në mbrëmje nga policia e bjelloruse me pretekstin se dokumentet e tyre duheshin kontrolluar.
Të enjten, Deutsche Ëelle konfirmoi se gazetarja e tyre Alexandra Boguslavskaya u arrestua nga policia e Minskut “për kontrollet e dokumenteve” të enjten dhe “më pas u la e lirë pas disa orësh në arrest”.
Një tjetër gazetar i ndaluar ishte i dërguari i BBC-së në Moskë, Steve Rosenberg, i cili njoftoi të enjten se ai dhe kolegët e tjerë u arrestuan nga policia në qendër të Minsk dhe “u mbajtën në një stacion policie për dy orë për ‘kontrollet e dokumenteve’ … Një përpjekje e qartë për të ndërhyrë në raportimin e ngjarjeve në # Bjellorusi. ”
Shumica e gazetarëve u liruan, por sipas The Guardians katër korrespondentë u arrestuan brenda natës dhe u paraqitën në gjykatë të premten, me akuzën e ” organizimit të protestave të paligjshme”.
Sekretari i Jashtëm i SHBA, Dominic Raab e dënoi sulmin e mediave të premten në mbrëmje dhe u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse që “të ndalojnë shënjestrimin e gazetarëve” dhe “të mbrojnë lirinë e mediave”.
Sulmi ndaj gazetarëve nisi pas shpërthimti të protestave në Bjellorusi.