SHBA-të dhe BE e akuzuan Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit RainAir të fluturimit Athinë-Vilnius (kryeqyteti I Lituanisë), duke e ndaluar të bëj ulje emergjentë në Minsk (kryeqyteti i Bjellorusisë), me qëllim arrestimin e aktivistit e famshëm të opozitës Roman Protasevich.
Bjellorusia detyroi avionin e Ryanair të kryente një ulje emergjente në Minsk pas një kërcënimi për bombë dhe arrestoi blogerin opozitar kritik të presidentit autoritar Alexander Lukashenko.
Roman Protasevich hapi një kanal në Telegram përmes të cilit organizoi protestat kundër Lukashenkos, pas zgjedhjeve.
Minsk konfirmoi se Lukashenko urdhëroi ushtrinë të shoqëronte me një avion Mig-29, avionin e Ryanair.
Lituania propozoi mbyllje e fluturimeve ndërkombëtare, sepse rruga ajrore në Bjellorusi është e pasigurtë.