BKH shpall 32 vende vakante

Nga Exit News
BKH shpall 32 vende vakante

Byroja Kombëtare e Hetimit shpalli të martën garën për 32 hetues pranë këtij institucioni.

Përmes një njoftimi zyrtar, BKH bëri publik shpalljen për vendet vakante:

“Byroja Kombëtare e Hetimit, shpall konkursin për 32 (tridhjet e dy) vende vakante për hetues. Kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.”

Deri më tani 28 kandidatë për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit kanë përmbushur kushtet e sigurisë dhe janë pranë certifikimit.

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës ka verfikuar 37 kandidatë për hetues prej të cilëve kanë kaluar 28.

Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohen.

BKH njofton se verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme