
Ministri i Mjedisit Blendi Klosi rezultoi pozitiv me Covid-19. Lajmin e dha vetë ministri në një postim në Facebook, të martën.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet🙏”, shkroi Klosi.