Policia kufitare ka sekuestruar një velierë turistike, të kapur të enjten në Vlorë.
Ajo është vendosur në pikën e bllokimit në Triport.
Në velierën ‘Medusa Delawere’ po udhëtonin katër shtetas rusë dhe ukrainas, të cilët pasi janë ndaluar, janë marrë në pyetje nga autoritetet.
Ata kanë deklaruar se janë nisur nga Turqia për në Mal të Zi, por se i ka mbaruar karburanti në ujërat territoriale shqiptare.
Deri në sqarimin e situatës, katër qytetarët ndodhen në Vlorë dhe akuzohen për shkelje të kufirit.