Deputetit Luçiano Boçi kërkoi që kamerat e televizioneve të qendrojnë gjatë gjithë mbledhjes së komisioneve, gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias të mbajtur të martën.
Boci kritikoi edhe vendosjen e mikrofonave ambjentalë në sallën e komisioneve, duke e konsideruar si përgjim.
Kërksa e Boçit u kundërshtua nga deputeti socialist Petro Koçi, i cili u shpreh se kamerat nuk mund të qendronin për shkak të hapësirës së vogël.
Ndërsa deputetja e PD-së Ina Zhupa kërkoi interpelancë me ministren e arsimit Kushi për nisjen e vitit të ri shkollor.
Kuvendi vendosi të hënën praninë e kamerave vetëm në 5 minutat e para të fillimit të mbledhjes së komisioneve të përhershme parlamentare.
Ndërsa gazetarët mund të qendrojnë në mbledhje përgjatë gjtihë kohës, me kushtin që të jenë të vaksinuar.