Boiken Abazi: KAS rrëzon ankesat pa i gjykuar

Boiken Abazi: KAS rrëzon ankesat pa i gjykuar

Kandidati i pavarur për qarkun Tiranë, Boiken Abazi, akuzoi KAS-in se, ndonëse pranon se mund të ketë ndodhur manipulim, sillet sikur ato të mos ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Antëarët e KAS-it, që kanë vendosur që në fillim të rrëzojnë këtë ankesë, po ëprgatitën të na thonë në mënyrë absurde se vjedhja, blerja dhe manipulimi i votës nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve, duke ia faturuar sistemit të drejtësisë,” u shpreh Abazi  para se KAS të merrte vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun Tiranë.

Ai shtoi se anëtarët e KAS kanë vendosur të nbështesin atë që e quajti “banaliteti i së keqes”, duke vendosur paraprakisht për ankesat pavarësisht argumentave.

E keqja në këtë vend nuk rri vetë në këmbë. Ajo mbahet në këmbë përmes bashkëpunimit, ëprmes zbatimit të urdhrave që bien ndesh me konceptin e të drejtës dhe ndërgjegjjen tonë,” tha Abazi.

Ai i kërkoi KAS-it të vendosë drejtësi duke shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë.

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme