Bolsonaro: Do më arrestojnë, vrasin ose do rizgjidhem president

Nga Exit News
Bolsonaro: Do më arrestojnë, vrasin ose do rizgjidhem president

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka thënë se sheh tre alternativa për të ardhmen e tij: burg, vdekje ose fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Sipas sondazheve Bolsonaro është prapra kundërshtarit të tij, ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, raporton BBC.

“Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj,” u tha ai në një takim udhëheqësve ungjillorë.

Por ish-oficeri ushtarak tha se nuk kishte asnjë shans të burgosej sepse “asnjë njeri në botë nuk mund të më kërcënojë”.

Deklaratat e tij vijnë mes tensioneve të ashpra midis tij dhe gjyqësorit të Brazilit dhe autoriteteve zgjedhore.

Presidenti 66-vjeçar, i cili shpreson për një mandat të dytë vitin e ardhshëm, ka vënë në dyshim sistemin elektronik të votimit në Brazil dhe kërcënoi të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Të mërkurën, kreu i gjykatës zgjedhore të Brazilit këmbënguli se nuk kishte asnjë problem me sistemin e votimit.

Por në takimin me udhëheqësit e krishterë të shtunën, Bolsonaro nuk u tërhoq nga kritikat e tij.

Presidenti u bëri thirrje udhëheqësve ungjillorë të bashkohen me demonstratat e planifikuara mbarëkombëtare më 7 shtator në mbështetje të tij.

YouTube hoqi videot e Presidentit brazilian Jair Bolsonaro të mërkurën për përhapjen e deklaratave keqinformuese për pandeminë.

Bolzonaro ka minimizuar efektet e virusit i cili ka vrarë më shumë se 545,600 njerëz dhe infektuar gati 19.5 milion në Brazil, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Gjykata e Lartë e Brazilit po heton qeverinë në lidhje me kontratat e vaksinave dhe Senati po zhvillon seanca dëgjimore për përgjegjësinë e qeverisë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Brazil duke kërkuar shkarkimin e Bolsonaros pasi e akuzojnë si përgjegjësin kryesor të mos menaxhimit të pandemisë dhe mungesën e furnizimit me vaksina anti-COVID.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>