Borell takon Lavrov, marrëdhëniet BE-Rusi jo të mira

Nga Exit News
Borell takon Lavrov, marrëdhëniet BE-Rusi jo të mira

Kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borell takoi të premten ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili e quajti BE një “partner jo të besueshëm”.

Borell tha se marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Rusinë “janë sot në nivelin e tyre më të ulët. Kjo ka ardhur pas helmimit dhe arrestimit të liderit opozitar rus, Aleksei Navalny”.

Lavrov akuzoi udhëheqësit evropianë se kanë gënjyer për helmimin e Alexei Navalny.

Ai tha se i vjen keq qe BE e ka sulmuar Rusinë për dezinformim gjatë pandemisë.

Takimi i tyre vjen në një moment ku BE ka kritikuar Kremlinin për reagimin ndaj protestave në mbrojtje të Navanlyt.

Të premten Rusia dëboi disa diplomatë evropianë për pjesëmarrje në protesta. Merkel dhe Makron e dënuan veprimin e Moskës.

Borell këmbënguli të bënte udhëtimin në Rusi dhe tha se ishte një ftesë nga ana e Lavrov.

Për dënimin e Navanlyt ai tha se “Bashkimi Europian mbështet sovranitetin e Rusisë, por për Bashkimin Europian, çështjet që prekin sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, shoqërinë sekrete dhe lirinë politike janë të rëndësishme për një të ardhme për Rusinë dhe BE”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme