
Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson tha për BBC se situata e krijuar nga masat parandaluese per pandemine koronavirus do të vijojë përtej periudhës së Krishtlindjeve.
Johnson tha se e vlerëson faktin që njerëzit janë të lodhur dhe të mërzitur me qeverinë, por theksoi se kjo është e vetmja mënyrë për të përballuar situatën.
Kryeministri anglez beson se në javët dhe muajt në vijim gjërat të ndryshojnë me daljen e vaksinave apo testimeve të reja për Covid-19.