Bosnje-Hercegovina merr vaksinat e para të programit COVAX

Nga Exit News
Bosnje-Hercegovina merr vaksinat e para të programit COVAX

Bosnje dhe Hercegovina të enjten ka marr dërgesën e parë me vaksina antiCovid, porositura në kuadër të programit COVAX.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës mbërritën 23 400 doza të vaksinës së Pfizer/ BioNtech.

Ndërkohë, pritet të mbërrijnë me aeroplan nga Stambolli edhe 26 400 doza të vaksinës AstraZeneca, raporton REL.

Nuk dihet nëse këto të fundit janë pjesë e 30 mijë vaksinave, që presidenti turk Erdogan premtoi si dhuratë javën e shkuar

Procesi i blerjes së vaksinave përmes mekanizmit COVAX ka filluar në korrik dhe kontrata u nënshkrua më 18 shtator të vitit 2020.

Mekanizmi COVAX koordinohet nga Aleanca Globale e Vaksinave (GAVI), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI).

COVAX synon të sigurojë një shpërndarje të barabartë të vaksinave në vendet më të varfra të botës.

Bosnje dhe Hercegovina ka caktuar një buxhet 13 milionë dollarë për blerjen e vaksinave COVAX, por është përballur me vonesa në dërgesa

Kjo është arsyeja që dy entitetet e këtij vendi, Federata e Bosnjës dhe Republika Sërpska filluan ndaras procesin e furnizimit me vaksina.

Republika Sërpska ka caktuar 7.5 milionë euro për blerjen e 200,000 vaksinave ruse Sputnik V. Që nga ajo kohë, 42 000 vaksina Sputnik V. kanë mbërritur në Republika Sërpska.

Serbia i ka dhuruar 10,000 vaksina AstraZeneca njësisë tjetër, Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>