Qeveritë e botës shpenzuan në total për vaksinat COVID-19 157 miliardë dollarë deri në vitin 2025, sipas Reuters. Deri në vitin 2022, parashikohet se rreth 70% e popullsisë së botës do të vaksinohet plotësisht. Por më pas do të nisin rivaksinimet, të cilat mendohet të kryhen çdo dy vjet.
ShBA-të po përgatiten të rivaksinojnë të gjithë popullsinë vitin e ardhshëm. Gjithashtu edhe Pfizer ka deklaruar se një dozë e tretë mund të jetë e nevojshme pas një vti nga vaksinimi i plotë.
Në 2021, vendet priten të shpenzojnë 54 miliardë dollarë në fushatat e vaksinimit. Pritet të ulet pas kësaj përfundimisht në 11 miliardë dollarë në 2025, pasi konkurrenca ndërmjet kompanive do të rrisë numrin e vaksinave dhe do të ulë çmimet.