Zëvendëskryeministri ERion Braçe akuzoi të mërkurën kreun e Vetëvendojses si mik të ish kryeministrit Berisha.
Braçe tha në llogarinë e tij në Facebook, pas dekalratës së Kurtit për protestat për vrasjen e Klodianit, se ai po përpiqet të demonizojë qeverinë. Braçe i ka drejtuar Kurtit disa pyetje.
“A e mban mend Albin se ata që vranë Arbenin dhe Monin, Astritin në birucë më pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndeshkuan, as atëherë e as sot? A e mban mend Albin se ata që ekzekutuan – kështu thotë miku yt i ri Sali Berisha, Ziverin, Hekuranin, Aleksin, Faikun as u hetuan, as u gjykuan, as u ndëshkuan drejtësisht, as atëherë e as sot”, tha Braçe.
Ai shtoi se qeveria e tanishme është ndryshe dhe nuk ngjason em atë të kohës së Berishës. Duke iu drejtuar Kurtit, ai tha se qeveria aktuale nuk ri pa vepruar ndaj krimit si qeveria e Berishës.
“Nuk jemi njesoj Albin, nuk jemi njësoj! Fyen kur tenton të na demonizosh, përpiqesh të na poshtërosh duke na njësuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj një krimi, vetë krimin, krimet e regjimit të Sali Berishës, Sali Berishës e Ilir Metës bashkë, shtuar me kanakaret e tyre familjarë”, tha Braçe.
Në reagimin e tij, Albin Kurti tha se drejtësia për Klodianin do të thotë drejtësi dhe demokraci për Shqipërinë.
Kreu i Vetëvendosjes i sheh protestat në Tiranë si një mesazh kundër sistemit të korruptuar politiko-ekonomik.