Zëvendëskryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje, të dielën, banorëve të Terbufit që të largohen nga banesat, pasi lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe përbën rrezik.
Braçe shkroi në Facebook se prej mëngjesit të së dielës prurjet janë shtuar deri në 800 metër kub ujë në sekondë.
Ai i bëri thirrje banorëve të Tërbufit nga Çerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, që të largohen vetë e të largojnë bagëtitë.
Po ashtu ai ka lajmëruar edhe banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.
Zëvendëskryeministri deklaroi:
“Çdo banor i Tërbufit nga Çerma e Sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohet vetë e të largojë bagëti, mjete e çka tjetër nga tokat nga buza e lumit në argjinaturë! Tani! I njëjti lajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin, Rrogozhine! Edhe një herë: Hiqni çdo gjë nga toka buzë lumit deri në argjinaturë tani”.
Për të lexuar më tepër rreth situatës së përmbytjeve mund të klikoni këtu.