Brataj: Hapja e shkollave rriti pak të infektuarit, dimri më i rrezikshëm

Nga Exit News
Brataj: Hapja e shkollave rriti pak të infektuarit, dimri më i rrezikshëm

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se hapja e shkollave ka sjellë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus, e cila nuk është e papërballueshme nga spitalet.

një intervistë për Report Tv, Brataj, mëgjithatë, paralajmëroi rritje të numrit të të infektuarve gjatë javëve në vazhdim si pasojë e hapjes së shkollave dhe hapjes së ambienteve të brendshme të bareve e restoranteve.

Ai tha se gjatë kësaj kohe vdekshmëria është ulur dhe ky është lajm pozitiv:

“Pozitiv është fakti se humbjet e jetëve nuk po rriten në raport me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital. Nga 3.1 që ka qenë vdekshmëria më parë tani ka shkuar në 2.77 që është një nga më të mirat në Europë.”

Po ashtu, sipas tij, virusi është më pak i rrezikshëm se sa në fillim, ka një kohëzgjatje më të shkurtër në ditë dhe simptomat e tij, në shumicën e rasteve, janë më të lehta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>