Brataj, në javët e ardhshme priten mbi 1 mijë të infektuar çdo ditë

Nga Exit News
Brataj, në javët e ardhshme priten mbi 1 mijë të infektuar çdo ditë

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se në javët në vazhdim numrat e të infektuarve ditorë mund të rriten deri në mbi 1 mijë në ditë.

Në një intervistë për Report.Tv, Brataj tha se vendi ende nuk e ka arritur kulmin e valës së dytë të infeksionit:

“Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë, deri sa numrat janë ende në rritje nëntori dhe dhjetori do të kemi rritje, që mund të kalojnë edhe numrin mbi 1000 të prekur në ditë.”

Lidhur me gjendjen e spitaleve Covid, Brataj tha se rritja e numrit të të shtruarve është diçka që pritej të vinte me rritjen e të infektuarve:

“Është rritur përhapja e infeksioni dhe është normale me kushtet e pandemisë që ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet që një % e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>