
Kreu i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri, Skënder Brataj nuk e sheh shtimin e rasteve të reja të infektimeve me koronavirus si rezultat të shtimit të testimeve ditore.
“Është lirimi i masave dhe mos respektimi i rregullave arsye e numrit të lartë të rasteve, jo shtimi i testimeve ditore.” – tha Brataj në Opinion.
Ai deklaroi se është shkurtuar kohëzgjatja e sëmundjes tek të prekurit por virusi nuk është bërë më i lehtë.