Brataj: Tirana jashtë kontrollit me infeksionet, do ketë kufizime

Nga Exit News
Brataj: Tirana jashtë kontrollit me infeksionet, do ketë kufizime

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se në Tiranë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm dhe ‘situata ka dalë jashtë kontrollit’.

Në një intervistë për News24, Brataj tha se qeveria me shumë gjasa do të marrë masa shtesë kufizuese, veçanërish në Tiranë:

“Infeksioni është shpërndarë në një masë shumë të madhe. Patjetër që masa do të ketë sepse me këto përmasa që po merr sëmundshmëria detyrimisht duhet që të kufizohen. Nëse nuk kontrollohen duhet që të merren masa.”

Sipas Bratajt, arsyeja kryesore e rritjes së infektimeve janë vendet si baret e kafenetë ku qytetarët rrinë me orë të tëra pa maska:

“Nuk po respektojnë masa. Lokalet në darkë dhe çfarëdo lloj qofshin janë bërë një strehë të mos mbajtjes së maskës, mos respektimit të distancës dhe as të kufizimit të infeksionit.”

Kreu i Urgjencës tha se në Tiranë ka aktualisht të paktën 175 vatra infeksioni.

Ndërsa sipas raportimit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Tiranë ka aktualisht 5315 të infektuar aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>