Brataj, vjeshta mund të sjellë shtim të të infektuarve, por nuk ka izolim të plotë

Nga Exit News
Brataj, vjeshta mund të sjellë shtim të të infektuarve, por nuk ka izolim të plotë

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi, të hënën, se me ardhjen e vjeshtës pritet të rriten numrat e të infektuarve, por deri më tani ekspertët nuk parashikojnë izolim të plotë të vendit.

Në një intervistë për Report Tv, Brataj tha se ardhja e griprave të stinës pritet të përkeqësojë situatën pasi do të ketë konfuzion mes qytetarëve.

Sipas Bratajt, ‘në vjeshtë, pritet që të rritet numri i të infketuarve, por nuk flitet për izolim, do e ruajmë gjendjen e lirë, nuk do arrijmë në ato skenare.’

“Për fatin e mirë deri në këtë moment është menaxhuar me 2 spitalet COVID,” vazhdoi më tej ai.

Lidhur me nisjen e mësimit në shkolla, Brataj tha se të gjitha shkollat janë vënë në dijeni të skenarëve në rast se ka të infektuar:

“Të gjitha shkollat e kanë në dispozicion se si do të veprohet nëse ka të infektuar, por nëse do të jetë e nevojshme do të mbyllet një klasë dhe jeta do të vijojë normalisht. Kjo do të thotë bashkëjetesë. Jeta do të vazhdojë.”

Për të parë efektet e nisjes së shkollës në numrin e të infektuarve, Brataj tha se duhet pritur 2-3 javë.

Gjithsesi sipas tij, situata në vend nuk është shqetësuese dhe se pjesa më e madhe e të infektuarve po e kalojnë virusin duke u infektuar në shtëpi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>